Një i mitur ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar në fshatin Shaptej të Deçanit. Sipas mediave kosovare, autori është arrestuar, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“VRASJE NË TENTATIVË /Fsh. Shaptej, Deçan 08.08.2022 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që me një mjetë të mprehtë (thikë) kishte therur disa herë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb