Ukraina ka filluar të trajnojë “pothuajse të gjitha” brigadat e saj të reja sulmuese, prej 28,000 trupash, të cilët do të kenë për detyrë të rimarrë territorin e pushtuar.

Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi se e ashtuquajtura Garda Ofensive do të përdoret për të pastruar qytetet dhe fshatrat pasi ushtria do të depërtojë nëpër linjat e frontit rus.

“Ne kemi filluar stërvitjen e pothuaj të gjitha njësive në terrenet stërvitore të vendit tonë dhe jo të gjitha mund t’i rezistojnë  sprovave atje”, tha ministri Ihor Klymenko.

“Stërvitja do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të prodhuar njësi të gatshme luftarake të Gardës Kombëtare, Shërbimit të Rojës Shtetërore të Kufirit dhe Policisë Kombëtare, të gjitha këto që tani quhen Garda Ofensive”.

Ai shtoi se do të rekrutohen më shumë vullnetarë për rezervë.

Trajnimi do të zgjasë nga dy deri në katër muaj, sipas një deklarate nga llogaria e Gardës Kombëtare të Ukrainës në Facebook para pak ditësh.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb