Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për situatën aktuale politike, u shpreh se deputetët e opozitës parlamentare janë ata që janë, sepse ishin të fundit në listat e kryetarëve.

Në debatin e zhvilluar, Agron Duka vlerësoi se nuk është ndëshkuar sa duhet krimi zgjedhor, ndërsa profesori Agron Gjekmarkaj u shpreh se edhe nw qoftw se nuk realizohet qeveria kujdestare, opozitws i intereson sepse shkon e karikuar nw zgjedhje, pra tw demonizojw qeverinw e Edi Ramws.

Duka tha se ka këmbëngulur gjithmonë për listat e hapura, pasi është sistemi më i mirë që ekziston. Ai shtoi se askujt nuk i ka shkuar ndërmend se i 19-i në listën e Durrësit do të bëhej deputet, e se ata sot janë në parlamentin e Shqipërisë.

Agron Gjekmarkaj: Edi Rama ka frikë nga opozita e bashkuar. Rama po tenton që të vendosë opozitën p-ara një rebusi shumë të madh.

Fatmir Mediu: Rama po vazhdon të tallet me shqiptarët, me ndërkombëtarët, me të gjithë.

Agron Gjekmarkaj: Opozitës i duhet normalitet, i duhet kohë që të marrë veten.

Skënder Minxhozi: Ata deputetë janë futur në listë nga liderët e opozitës. Opozita e madhe të kontaktojë të voglën…

Fatmir Mediu: Vetëm disa janë nga lista e PD, por të tjerët janë për shkak të veprimit të paligjshëm të Edi Ramës.

Agron Duka: Këta që janë sot në parlament ishin në vend të fundit prsh në listë e ata normalisht nuk do ishin ajka, nuk do ishin akademikë. Askush nuk e mendonte se i 19-i në listë në Durrës do bëhej deputet.

Është faji i sistemit, prandaj kemi thënë që të ndryshohet. Secili ka parë të ardhmen e vet politike. U mora me Roshin që të flas për të gjithë këta.

Agron Duka: Për të ndëshkuar krimin zgjedhor nuk kemi arritur asgjë

Gjekmarkaj: Edhe në qoftë se nuk realizohet qeveria kujdestare, opozitës i intereson sepse shkon e karikuar në zgjedhje, pra të demonizojë qeverinë e Edi Ramës.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb