Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, në intervistë për emisionin Minuta e parë u pyet sesi do të shkojë në zgjedhje partia që drejton, PAA.
Duka tha se PAA do të votojë për Këshillat Bashkiakë, por pse jo dhe në disa bashki, pasi të hyjë në negociata me Partinë Demokratike.
Duka nënvizoi se opozita duhet të nisë punën për “Lokalet”.
Agron Duka: Ne jemi në aleancë me opozitën, me PD, do konkurrojmë në këshilla bashkiakë, pretendojmë për ndonjë kandidat për kryetar bashkie.
Kemi njerëz nga strukturat tona, që kanë interes për të kandiduar. Nëse kandidatura jonë do jetë me e mirë sesa e PD-së, pse mos të kemi kandidatin ne. Ne si PPA kemi pasur rezultate fantastike në disa zona.
Opozita duhet të nisë punën për ‘lokalet’. Jam kundër Primareve. Zërit të protestës i duhet dhënë hapësirë.
