Ish- deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka publikuar në rrjet një video sa i përket, asaj që e quan afera e Unazës së re.

Sipas tij, ai projekt është rasti tipik i korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë.

Kaos, mashtrime, gënjeshtra, falsifikime dokumentesh, shkelje e të drejtave të njeriut, shkelje kushtetuese.

Afera e “Unazës së Re” është një histori e pastër korrupsioni dhe pandëshkueshmërie. Rama, Gjiknuri dhe Qëndro nuk u hetuan apo gjykuan kurrë nga drejtësia dhe vazhdojnë të abuzojnë me paratë e shtetit shqiptar.

Korrupsioni dhe Pandëshkueshmëria janë problemi kryesor i Shqipërisë. Nëse përgjegjësit nuk dënohen atëhere Shqipëria nuk ka për t’u bërë kurrë një vend i zhvilluar dhe perëndimor.
Mos harro çfarë ndodhi. Mos beso asnjë fjalë nga kjo qeveri.
Shpërndaje këtë video!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb