Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj përmes një statusi të publikuar në Facebook, nxjerr një video të kryeministrit Rama teksa premtonte një paketë të tretë pas pandemisë.

Sipas tij, Rama ka gënjyer dhe një fakt i tillë është tragjik për mijëra familje të varfra e në nevojë.

STATUSI I PLOTË
Rama ka thënë me zë dhe figurë se qeveria ishte gati për një paketë të tretë. Por vendosi të mos bëjë një pakete të tretë. Njeriu që rrugët i ndërton me koston e dhjetë herë më shumë se rrugët në Amerikë dhe Evropën Perëndimore, gjykoi që të papunët shqiptarë meritojnë një të njëqindtën e asaj që meritojnë të papunët në Amerikë dhe Evropë.

Kryeministri i lluksit rrugët i shet sikur të jenë prej floriri, por për të varfërit nuk jep as krunde. Kryeministri që udhëton me charter 100 mijë euro në Paris, qytetarët e tij i lë në mes të rrugës. Kryeminsitri i oligarkëve që me ta vjedh paratë dhe Shqipërinë, për të pamundurit nuk jep as mëshirë.

Mungesa e një pakete të tretë është tragjike për mijëra familje shqiptare. Mungesa e një paketë të tretë është braktisje e njerëzve në varfëri me pasoja për jetët dhe të ardhmen e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: