Tonin Gjinaj nga Shoqata e Autoshkollave, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 deklaroi se autoshkollat sot janë për bukën e gojës.

Gjinaj tha se kanë ngritur padi në Gjykatën Kushtetuese, për ligjin, që takson në shuma të konsiderueshme autoshkollat. Sipas tij, autoshkollat e ndershme janë për bukën e gojës. Ai tha se duhet që autoshkollat të formalizohen.

Tonin Gjinaj: Autoshkollat janë treg i paformalizuar. Ligji për autoshkollat është diskriminues. Autoshkollat e ndershme janë në një situatë të rëndë. Ne kemi ngritur padi në GJK. Ne jemi të masakruar, jemi lënë në mëshirë të fatit. Lejet e drejtimit janë aty. Për çdo leje drejtimi duhet të ketë drejtor teknik, se ne nuk jemi këpucar. Ka shumë autoshkolla fiktive, duhet të monitorohen. Autoshkollat janë për bukën e gojës. Autoshkollat duhet të kenë kontroll.

Ne kërkojmë drejtësi. Ne nuk donim të rrisnim çmimin, por të vendosen rregulla, që mos të ketë uzurpues të tregut. Diskriminohen autoshkollat që paguajnë taksat. Nëse do të ketë taksa të larta për autoshkollat, disa mund të falimentojnë. Pagesat të bëhen në bankë, të hiqen sekserët, mos paguhen sekserët. Programi mësimor të jenë si në vendet e BE-së. Ligjet të diskutohen me grupet e interesit, pasi duket se po veprojnë me pabesi, ne po denoncojmë, po bëjmë padi nga më të ndryshmet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb