Deputeti i pavarur Agron Shehaj deklaroi nga foltorja e Kuvendit, se grupi i Lulzim Bashës pak kohë më parë tentoi që të mbronte në Kuvend mandatin e ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Madje ai tha se Xhaçka ka vjedhur.

“Grupi i atëhershmes i Lulzim Bashës bëri një kërkesë për ta rikthyer këtë çështje në Kuvend.

Kjo është bërë me qëllim, për të mbrojtur mandatin e Xhaçkës. Olta Xhaçka ka vjedhur, duhet ta kishte humbur mandatin. E shpëtuat një herë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: