Në miqësoren e luajtur në Moskë Argjentina ka marrë një fitore të vonshme kundër Rusisë me rezultatin 0-1. Skuadra ‘albiçeleste’ e pati të vështirë për të triumfuar përballë organizatorëve të Botërorit 2018, por rrjeta e Aguerro-s në minutën e 86-të vulosi takimin në favor të miqve.

Një rezultat pozitiv për të besuarit e Sampaolit të cilët e siguruan kualifikimin për në Botëror vetëm në ndeshjen e fundit të Grupit të Amerikës së Jugut. Pas përfundimit të takimit ditën e sotme federata Argjentinase e futbollit njoftoi se Messi është larguar nga Kombëtarja.

gettyimages-542869466

Në fillim u fol se Messi pësoi dëmtim, por lajmi ishte i rremë, sepse lojtari e kishte programuar më parë diçka të tillë. “Tani na duhet të punojmë fort për të qenë gati për në Kupën e Botës. Gjërat po përmirësohen, por realiteti është se gjithsecili prej nesh duhet të punojë më shumë personalisht dhe në grup me pjesën tjetër të futbollistëve. E kisha vendosur me trajnerin që do të luaja vetëm një ndeshje për 90 minuta dhe në miqësoren me Nigerinë, ai do të provojë futbollistë të rinj.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb