Përmes një letre drejtuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ministri i Financave, Arben Ahmetaj kërkon që të nisa puna me qëllim zbatim e ligji për lojërat e fatit brenda afatit të përcaktuar.

“Sipas parashikimeve në Ligjn nr. 155/2015, “Për Lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”, subjektet  të cilat ushtrojnë aktivitet në fushën e lojërave të fatit, brenda datës 31.12.2018, duhet të marrin masat për: Zhvendosjen e kazinove, nga zonat e banuara dhe respektimin e distancave minimale prej 100 metra ndërmjet pikave të basteve dhe nga institucionet fetare, institucionet e arsimit parauniversitar dhe institucionet e arsimit të lartë.

Duke patur në konsideratë sensibilitetin e këtij procesi dhe rëndësinë e zbatimit me sukses te tij, Autoriteti i Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit të ndjekë e të mbikqyrë me imtësi procesin, me qëllim respektimin me rigorozitet të kërkesave dhe afateve ligjore.” – shkruan Ahmetaj në letrën drejtuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ndërsa kërkohet nga institucioni një raportim javor për ecurinë e procesit.

“Subjektet të informohen për procedurat dhe penalitetet që rrjedhin nga moszbatimi i plotë dhe në kohë i detyrimeve.”  – përfundon Ahmetaj letrën e tij.

Ligji për lojërat e fatit, i miratuar pak ditë më parë në seancë plenare, parashikon që brenda datës 31 dhjetor të këtij viti të gjitha kazinotë elektronike duhet të zhvendosen jashtë qendrave të banuara, ndërsa pikat e basteve duhet të kenë një distancë minimale 100 metra nga institucionet fetare dhe shkollat.

Letra e ministrit Ahmetaj për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare:


(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb