Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në këto momente pranë Rrugicës së Shpresës, poshtë ballkonit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ky i fundit ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Meta tha ndër të tjera se Edi Rama është në fakt Edi Drama. Sipas tij, Rama përfaqëson një qeveri të kalbur.

Ilir Meta: Ai nuk është Edi Rama, është Drama. Është drama. E them me siguri këtë dhe përfaqëson një qeveri të kalbur. Për pyetjen tuaj se kush do jetë emri i kryeministrit/kryeministres, besoj se kjo nuk ka rëndësi, rëndësi ka që gjërat në Shqipëri do të ndryshojnë.

Kemi qeveri që po shkatërron atdheun, po largohen shtresat më të varfëra dhe ato të mesme. Nuk ka ndonjë forcë në tokë dhe në qiell që ndërpret dashurinë time ndaj vendit. Kemi një Ramareformë dhe jam i qetë që është projekt i neveritshëm.

(Balkanweb)  

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb