Joan Collins, aktorja ikonike e Hollivudit, ka folur për një takim të vështirë me këngëtarin Harry Styles gjatë Met Gala 2019 në kujtimet e saj të reja, Behind The Shoulder Pads: Tales I Tell My Friends.

Aktorja 90-vjeçare tregoi eksperiencën e saj në eventin magjepsës, duke hedhur dritë mbi një incident zbavitës me ish-anëtarin e ‘One Direction’.

Harry Styles bllokoi pamjen e Joan Collins për Cher në Met Gala 2019.

Sipas Collins, konflikti lindi kur Harry Styles u hodh në tavolinë përballë saj, duke ia bllokuar pamjen, ndërsa Cher po interpretonte. Pavarësisht lutjeve të tyre që ai të zbriste, Styles mbeti i patrazuar, i përfshirë në performancën e këngëtares.

Në veçanti, ajo shkroi: “Harry Styles u hodh mbi tavolinën përpara nesh, duke na bllokuar shikimin dhe i shpërfilli lutjet tona drejtuar atij që të zbriste poshtë që të kishim mundësi të shihnim edhe ne.

Collis shtoi: “Turma u egërsua për [Cher], duke u ngritur në këmbë dhe duke brohoritur. Bette Midler, e veshur me një kapele dhe frak me tema të zeza vezulluese, erdhi në tavolinën tonë dhe u shoqërua me Julianne Moore. Unë pashë Gwyneth Paltrow dhe Katie Holmes duke bërë të njëjtën gjë.”

“Harry Styles u hodh mbi tavolinën përballë nesh, duke na errësuar pamjen dhe nuk i vuri re përgjërimet tona për të ‘zbritur” –

Aktorja Joan Collins tregon anekdotën e Harrit duke u hedhur mbi një tavolinë për të dhe duke kënduar së bashku performancën e Cher të “Believe” gjatë Met Gala 2019,…

Ajo vazhdoi: “Cher u largua pas numrit të saj të parë dhe më pas u kthye e veshur me një veshje origjinale elegante të zezë të qëndisur të Bob Mackie dhe një parukë të madhe kaçurrelë të zezë për të kënduar “Believe”.

Pavarësisht takimit të vështirë me Styles, Collins tha se ajo do të “kthehej në Met sërish e emocionuar” , duke thënë: “Më pëlqeu Met Ball-i im i parë dhe patjetër do të shkoja përsëri, megjithëse me 30,000 dollarë për vend, unë do të prisja një telefonatë!”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb