Në dosjen e prokurorisë të siguruar nga ‘BalkanWeb’, lidhur me arrestimin e policëve në Durrës, zbardhet edhe biseda mes punonjësit të policisë Sami Xhafa dhe një punonjës ndërtimi, për një ndërtim të paligjshëm që po kryhej në Hamallaj.

Telefonata është kryer më 7 nëntor të vitit të kaluar kur punonjësi i policisë Sami Xhafa merr njoftim nga punonjësi policisë Naim Tuta, i cili e informon se një firmë po punon në Hamallaj dhe nuk është konstatuar pengesa nga punëtorët, më pas punonjësi i policisë ndërpret bisedën duke i thënë që “Jo mor jo s’është du punu firma o burrë se ajo do bëj rrethimin se len kush, është du bë rrethim, mirë mirë hajde se flasim o Naim kur të vijsh të sqaroj…” nga biseda kuptohet që punonjësit e policisë kanë dijeni për ndërtimin e kryer pa leje.

“Në lidhje me këtë raportim nga bisedat e zhvilluara ka rezultuar se punonjësit e policisë Sami Xhafa dhe Petrit Neziri kanë qënë në dijeni të këtij ndërtimi pasi e kanë konstatuar vetë duke punuar dhe më herët, por sipas bisedës ata e kanë ndërprerë këtë ndërtim pasi leja që iu ishte paraqitur nuk ishte e vlefshme dhe deri sa ky shtetas të marrë lejen e duhur nuk duhej të kryente më punime. Për këtë ndërtim ata kanë biseduar dhe me një përfaqësues të Njësisë Administrative Ishëm, ku ky i fundit e ka pajisur këtë shtetas me një leje me pretendimin se kjo banesë ishte rrëzuar nga tërmeti i datës 21.09.2019. Nga ana e policisë Manzë me datë 08.11.2019 janë kryer veprimet proceduriale vetëm pas këmbënguljes së punonjësit të policisë Rexhep Bulku tek Salla operative DVP Durrës, i cili u ka thënë se nëse objekti nuk ka lejen e ndërtimit të rregullt duhej të kryenin veprimet proceduriale për “Ndërtim të paligjshëm”.-citohet në dosje.

Në një operacion të ndërmarrë mbrëmjen e së enjtes në Durrës, SHÇBA njoftoi arrestim e 17 zyrtarëve të policisë dhe të pushtetit vendor. Bëhet fjalë për :

1-  Petrit Neziri, Ndihmës Specialist Policia, Manze
2-  Besnik Domi, Shef i Rendit, Shijak
3-  Sami Xhafa, Shefi Stacionit të Policisë, Manze
4-  Marjus Shahini, Kryeinspektor IMT, Shijak
5-  Ermal Petova, OPGJ, Manze
6-  Gjergji Gerco, Sekretar Njësisë Administrative, Sukth
7-  Nikollë Marku, OPGj, Manze
8-  Agim Osmani, Ndihmës Specialist Policia, Durrës.
9-  Jul Kacadej, Specialist IMT, Shijak
10- Gani Dama, Polic patrulle (në kërkim)
11- Haxhi Sherra, Ndihmës specialist i komisariati,
12- Ndriçim Shika, Ndihmës Specialist, Policia, Shijak
13- Adem Lika , Ndërtues

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb