Vajza e aktorit të ndjerë, Paul Walker, Meadow Walker, është martuar me aktorin Louis Thornton-Allan.

Martesa e tyre ka ndodhur pas më pak se tre muajsh prej që e kanë dhënë lajmin për fejesë. Meadow Walker, 22-vjeçare është martuar të premten, ndërkohë që deri te altari atë e ka përcjellë kumbari i saj, aktori i cili ishte edhe mik i babait të saj, Vin Diesel.

Vin

 

Martesa e Meadow ka ndodhur tetë vjet pasi babai i saj, Paul, ka vdekur në një aksident tragjik me veturë, në moshën 40-vjeçare.

Ndërkohë, Vin së fundmi ka folur për lidhjen e tij me Meadow.

“Ajo kujdeset mirë për mua. Ajo është personi i parë në Ditën e Babait që më uroi festën e babait. Ta shoh atë me fëmijët e mi është një nga gjërat më të bukura. Ka momente kur e shoh duke luajtur me Pauline [vajzën e Vinit] dhe më godet aq thellë sepse mund ta imagjinoj vetëm atë që shikon vëllai im kur e sheh atë… Ndihem shumë mbrojtës. Ajo shkon përtej filmit”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb