TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka vijuar fushatën e saj për bojkot ndaj zgjedhjeve të 21 qershorit në kryeqytet. AK u kërkon qytetarëve shqiptarë bojkot popullor ndaj këtyre zgjedhjeve. Kreu i AK, Kreshnik Spahiu u ka kërkuar qytetarëve të mos votojnë në zgjedhjet e 21 qershorit, pasi në këtë mënyrë do ketë edhe zgjedhje të parakohshme dhe më pas rrjedhimisht shpërndarje të kuvendit.

“Mos votoni në zgjedhjet e 21 qershorit. Populli voton, Edi Rama numëron. Bojkoti sjell zgjedhjet të parakohshme. Bojkoti shkakton shpërndarje e kuvendit”, tha Spahiu.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb