Pas një periudhe të stuhishme, Akademia Suedeze, që përcakton Çmimin Nobel për Letërsinë, njoftoi sot se ka zgjedhur dy anëtarë të rinj.
“Dy anëtarët e rinj janë juristi suedez, Eric M Runesson dhe autorja suedeze e lindur në Iran, Jila Mossaed”, njoftoi Akademia në një deklaratë.
Runesson dhe Mossaed u zgjodhën për të mbushur dy prej katër vendeve vakante të lëna në maj, pas skandalit për ngacmim seksual që shkaktoi një përçarje të thellë në Akademi, e cila propozoi që për vitin 2018 të mos jepet një Çmim Nobel për Letërsinë.