TIRANE- Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave kompenson 22 pronarë të cilëve u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Përfituesit janë në qarqet Tiranë, Elbasan, Shkodër, Vlorë dhe Durrës. Pronarët të cilëve iu është zënë toka nga ndërtimet pa leje, duhet të kenë dorëzuar pranë AKKP-së shtatë dokumente për të përfituar kompensimin.

SHQYRTIMI
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka ngritur grupin e punës, i cili do të kryejë pranimin dhe regjistrimin e kërkesave të subjekteve të interesuara. Sipas AKKP-së, aplikuesit kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën prej 2.000 lekësh dhe gjithashtu të hapin në emër dhe për llogari të tyre, një llogari bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë. “Procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve nga fondi i kompensimit ka filluar më datë 05.03.2015 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar apo limituar në afat”, – thuhet në njoftimin zyrtar të AKKP-së.

DOKUMENTET
Subjekti apo përfaqësuesi i tij, me prokurë duhet të paraqesë pranë AKKP-së Tiranë kërkesën-tip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës pranë AKKP-së, të plotësuar sipas rubrikave. Në listën e dokumenteve është, dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil.

Lexo shkrimin e plotë në Gazeta Shqiptare (print)

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb