Detaje shokuese ka nxjerrë në dritë nëna e 23-vjeçares, Brisilda, që humbi tragjikisht jetën në Spitalin e Vlorës, pas operacionit, raporton “BalkanWeb”.

Mes lotësh dhe dhimbjes së madhe, nëna e të resë rrëfeu në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Ervis Ahmeti, në News24, kalvarin e gjatë plot vuajtje të jetës së saj, por edhe të vajzës, që nga martesa e saj nga babai, në moshën 17-vjeçare.

“Lajmësi që është futur për vajzën, i ka thënë dhëndrit që “ti më jep 1 mijë euro, unë të gjej një vajzë 17 vjeçe”. Nuk mendoj që babai i vajzës të ketë qenë në dijeni për këtë. Kur unë ja kam thënë dhëndrit, ai e ka pranuar. Kur e pyeta që “ti e ke bërë?”, ai qeshi. Lajmësi ishte vëllai i kunatës sime, burrat vëllezër. Kunata ime me vëllanë u futën për vajzën time. I ati i vajzës kishte thënë se e ka vajzën të vogël. Vajza i kërkonte ndihmë ish-burrit tim, nuk mund të them që ai s’i ka dhënë, edhe mund t’i ketë thënë, por nuk iu gjend asnjëherë pranë që t’i shikonte problemet e saj”, rrëfeu e ëma.

Pjesë nga intervista dhe përballja me hallën e të ndjerës:
Le të ndalojmë pak te 23 shtatori… Vetëm para 10 ditësh vajza të kishte telefonuar dhe të kishte kërkuar ndihmë financiare. Ajo ka telefonuar dhe babanë, çfarë i kishte thënë ai?
“Akoma gjallë je, nuk ke vdekur”, kaq i kishte thënë babai dhe i kishte mbyllur telefonin. Vajza nuk kishte telefon, mezi ma hapi telefonin shoqja e saj, që më tha se e kishte çuar me urgjencë në spital. Vajza ankohej, thoshte që më dhemb koka, më dhemb barku, më dhembin këmbët, nuk kam fuqi. Ajo ka vajtur me ambulancë në Spitalin e Vlorës, më mori nga reanimacioni ditën që humbi jetën dhe më tha që është në reanimacion. Ja mori telefonin doktori dhe më tha që po i bënin disa ilaçe. Pastaj më mori nipi dhe më tha që Brisildën po e fusin në operacion, kur vajta nuk gjeta më gjë. Ajo kishte infeksion të rëndë, i ishte qelbëzuar barku. Operacioni na thanë që doli me sukses. Pritëm 2-3 orë, e nxorën çupën, por për mua ishte e vdekur, që aty kam ulëritur. Ajo doli e pajetë nga salla. Tani nipërit e mi janë në duart e babait të tyre dhunues. Unë dua t’i marr dhe do ja dal t’i rrisë, vetëm për vajzën. Ma la amanet vajza, më tha që ata nuk i kanë dashur kurrë.

Halla e Brisildës: Ne duam të dimë si vajza vajti në spital me këmbët e saj dhe doli e vdekur. Nuk duam të dimë budallaqet që flet ish-kunata ime atje, se ajo duhet të dijë si erdhën këto padrejtësi. Fëmijët e Brisildës janë te gjyshi dhe te gjyshja, nëse është babai i tyre dhunues, nuk është e gjithë familja. Ata kanë të drejtë t’i mbajnë, ashtu siç ka të drejtë dhe vëllai im.

Avokati: Dhuna është e ndaluar, vëllai juaj e martoi që 17 vjeçe…

Halla: Prit pak zotëri..

Avokati: Nuk ju lejoj të bëni diktuesin, nuk pres fare…

Halla: Kunata ime të mos gënjejë aty, por të thotë që jemi të tërë fajtorë për vdekjen e mbesës.

Avokati: Turp t’i vijë vëllait tuaj, që e martoi vajzën që 17 vjeçe.

Halla: Unë para 10 ditësh fola me çupën dhe ishte shumë mirë, nuk kishte asnjë lloj problemi. Më mori vetë çupa. Pas 10 ditësh më mori vëllai në telefon dhe më tha që Brisilda është sëmurë. Pas një orë më merr e ëma dhe më thotë që Brisilda është shumë sëmurë, pas dy orësh më thanë që ajo vdiq. Edhe unë jam ndarë nga burri, por i kam marrë të tre fëmijët vetë.

E ëma e ka bërë vëllanë tim, që i ka thënë Brisildës “akoma nuk ke vdekur”, sepse e merrte në telefon dhe i thoshte që “Brisilda bën këtë, e bën atë”, e çmendte vëllanë tim. E ëma i ka marrë 16 mijë euro të shoqit të saj, e gënjente se ishte sëmurë. Për ato e torturonte ai Brisildën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb