BERAT

Një aksident në Berat ka përshkallëzuar në një sherr mes shoferëve duke çuar dhe në arrestimin e një prej tyre.

Një automjet tip ”BMW” i drejtuar nga 22- vjeçari F.Ç, i cili ishte për më tepër i dehur, u përplas me ”Range Rover-in” e E.Sh.

Më pas dy personat janë përleshun teksa F.Ç, pas ndërhyrjes së Policisë përfundoi në pranga.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë nga forcat e Policisë.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Ç., 22 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur “Rapi”, duke drejtuar mjetin e tij tip “BMW” është përplasur me mjetin tip “Range Rover” dhe është konfliktuar me drejtuesin e tij, shtetasin E. Sh. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat e Policisë dhe gjatë kontrollit të ushtruar kanë konstatuar se shtetasi F. Ç. drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.56 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb