KRUJË

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Krujë, ku ka humbur jetën një këmbësor.

Rreth orës 17:30, tek rreth rrotullimi i Thumanë Krujë, një automjet ka goditur një shtetas këmbësor ende të pa identifikuar ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Sipas informacioneve paraprake, viktima është goditur nga disa mjete. Dyshohet se viktima mund të jetë roje e ndonjë objekti në afërsi të zonës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb