Kamerat e sigurisë në një karburant në Kaliforni kanë fiksuar momentin e një aksidenti të tmerrshëm.

Mediat e huaja shkruajnë, se një makinë është përplasur me një tjetër mjet, pranë pompës së derivate, ku si pasojë të dyja kanë shpërthyer në flakë. Fatmirësisht, personat që ishin brenda makinave kanë dalë me shpejtësi nga mjetet duke shpëtuar kështu mrekullisht.

Raportohet se goditja ishte tepër e fuqishme dhe dëmet materiale kanë qenë të shumta.

Policia njofton se ka arrestuar shoferët e mjeteve ndërsa ndaj tyre tashmë ka nisur një hetim.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb