Policia e Sarandës informon se një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot në mesdditë në aksin Sarandë – Ksamil.

Sipas policisë, si pasojë e aksidentit, është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, një shtetas maqedonas.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil pranë fshatit Berdenesh, automjeti tip Skoda ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pjesën anësore të rrugës.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetas maqedonas, i cili është transportuar për në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të akaidentit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb