TIRANE- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maminas, në autostradën Tiranë-Durrës.
Një makinë tip ‘Opel’ është përplasur me një furgon pasagjerësh, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.
Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihen se dy mjetet janë dëmtuar si pasojë e përplasjes.
Forca policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për shkaqet dhe motivet e aksidentit.
(BalkanWeb)