Braziliani Antony, sulmuesi i Manchester United, u përfshi në një aksident më 31 dhjetor. Një aksident, i cili, për fat të mirë, nuk pati pasoja të rënda për lojtarin që u rrit në San Paolo. Pasi luajti me fanellën e Djajve të Kuq në Wolverhampton, makina BMW e 22-vjeçarit u përplas në një autostradë në periferi të Mançchsterit.
Makinë e shkatërruar dhe shumë frikë për ish- futbollistin e Ajax-it, Antony pranoi se ishte tronditur shumë nga incidenti. Aii u rikthye për të shënuar vetëm tre ditë më pas në FA Cup në ndeshjen e fituar nga Manchester United në shtëpi kundër Everton ( 3-1).
(BalkanWeb)
