Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë kur rreth orës 17:30 në aksi nrrugor Shkozë-TEG një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar një shtetas po ashtu ende të paidentifikuar.

Sipas policisë shtetasi i aksidentuar ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.12.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Shkozë – TEG, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: