Një aksident i rëndë është regjistruar mesnatën e sotme (28 nëntor), ku autoambulanca e qendrës shëndetësore Fushë Krujë është përplasur me një mjet tip “Golf 5”.

Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e aksidentit ka vdekur pacjentja që ndodhej në autoambulancë, ndërsa shoferi i saj Ilir Shullazi në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës.

Autoambulanca ishte nisur nga qendra shëndetësore Fushë Krujë në drejtim të Tiranës, për urgjencë mjekësore, por në vendin e quajtur Kthesat e Rinasit u aksidentua.

Shkaqet e këtij aksidenti fatal mbeten ende të paqarta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb