Dy automjete u përplasen ballë për ballë në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë, duke shkaktuar një viktimë.

Aksidenti ndodhi mbi Urën e Gjolës, ku një automjet tip “Benz” që udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar, duke u përplasur kokë më kokë me një mjet tip “Land Rover”, që lëvizte në drejtim të kundërt.

Dy shoferët u dërguan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore me të specializuar. Fatkeqësisht, një 26-vjeçar humbi jetën, ndërsa një tjetër person u plagos.

DVP Tiranë/Informacione paraprake

-Rreth orës 09:40, në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë, pranë Urës së Gjolës, automjeti me drejtues shtetasin B. R është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. Z.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Z. ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi B. R. ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb