Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec, në Korçë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është një 18-vjeçar, i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.

Mësohet se i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe drejtuesi i automjetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: