Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor mes një autobusi dhe një kamioni në aksin Pejë-Prishtinë, në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rixhevë të Klinës, ndërsa policia është njoftuar për aksidentin rreth orës 14:05.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se mes dhjetë personave të lënduar është edhe drejtuesi i autobusit.

Të gjithë të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb