Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në zonën e Laprakës në kryeqytet, ku një automjet tip Benz ka përplasur një motor dhe një këmbësore, duke lënë të plagosur dy persona.

Sipas të dhënave paraprake, në momentin e aksidentit në motor po udhëtonin një çift, burrë dhe grua, të cilët kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Përplasja përfshiu gjithashtu edhe një këmbësore, e cila ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb