Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Milladinovcë-Shtip. Sipas informacioneve të mediave vendase në aksident janë përfshirë dy automjeteve, ku si pasojë humbën jetën dy persona, mes të cilëve edhe një vajzë e mitur 15 vjeçare.

Zëdhënësja e SPB-së Shtip, Gordana Panajotova, konfirmon se bëhet fjalë për aksident ku një vajzë 15 vjeçare dhe një grua 62 vjeçare humbën jetën në vendin e ngjarjes.

Ka edhe të lënduar, që janë ndodhen në spitalin klinik në Shtip. Ky është aksident i dytë brenda një jave me pasoja fatale në këtë pjesë të Maqedonisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb