Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së hënës në Sauk në afërsi të një qendre tregtare. Nga të dhënat paraprake raportohet se një person ka ngelur i bllokuar brenda në automjet. Mjeti i aksidentuar është i tipit “mercedes” me targa AA050OU. Ndërkohë në vendngjarje  mbërritën edhe zjarrfikëset që bënë të mundur nxjerrjen nga makina të personit të bllokuar brenda në automjet. Makina e aksidentuar ishte e përfshirë e tëra nga flakët.

Nga raportimet  e fundit konfirmohet se zjarrfikëset kanë mundur të nxjerrin nga makina një person të gjinisë femër. Ndërsa e aksidentuara është dërguar në spital. Sipas policisë, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe.

dec7dc28-6825-41c4-a54d-6acfe8b63c70 f60587c4-15a0-4a51-8ba5-d86598a4a0a4

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb