Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi  të fshatit Humelic,  një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë  ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i autobuzit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryehen veprimet proceduriale.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “Balkanweb” se viktima është një burrë rreth 60 vjeç. Bëhet me dije se autobusi që ka aksidentuar kalimtarin për vdekje bënte linjën Vlorë – Athinë.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion Paraprak.

Rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi  të fshatit Humelic,  një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë  ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punonon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i autobuzit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryehen veprimet proceduriale.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb