VLORE – Një aksident masiv ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qytetin e Vlorës. Katër makina janë përfshirë në një përplasje mes tyre në vendin e quajtur “Rruga Transballkanike”. Deri tani dihet vetëm për një person të plagosur që është në gjendje të rëndë.

Shkak i këtij aksidenti ka qenë devijimi i një makine, tip “BMW” që është futur me shpejtësi të madhe në rreth rrotullim dhe ka përfshirë më pas 4 mjete të tjera.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.10.2017, Salla Operative Vlorë njoftohet se në aksin rrugor të Transballkanikes në vendin e quajtur ”Rrethrrotullimi Omonias”, janë përplasur disa mjete.

Nga verifikimi paraprak i Policisë ka rezultuar se mjeti tip ”BMW”, me drejtues mjeti shtetasin D.T., 25 vjeç, banues në Vlorë, ka përplasur tre automjete të tjera të parkuara, konkretisht dy mjete tip Benz dhe një tjetër mjet tip Renault Twingo.

I dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën ka mbetur vet drejtuesi i mjetit tip BMW,  i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: