Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Levan-Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50 minuta. Në këtë aks rrugor, një makinë e cila drejtohej nga një 40-vjeçar, ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar atë që ka ndodhur.
Njoftimi:
Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Levan-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin B. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, ka përplasur një shtetas (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit që ka ndërruar jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.