Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Bulevardin e Ri në Yzberisht.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ se në aksident është përfshirë dy makina dhe një motor, ndërsa thuhet se viktimë ka mbetur drejtuesi i motomjetit.

Siç shihet edhe nga pamjet, viktima ndodhet ende në rrugë, ndërsa pritet që ambulanca të marrë trupin e tij. Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës si dhe shkaqet e aksidentit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: