Një tjetër aksident është regjistruar këtë të dielë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas.

Mësohet se shtetasi L. T., banues në fshatin Rëmbec, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin K. H.

Për pasojë i aksidentuari është dërguar në spital për mjekim , por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 24.04.2022, rreth orës 11:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, Maliq, shtetasi L. T., banues në fshatin Rëmbec, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin K. H., banues në Rëmbec, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit L. T., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: