Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë-Mabë, ku një përplasje mes një kamioni dhe një automjeti ka përfunduar me një viktimë dhe dy të plagosur.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 04:30, një kamion i drejtuar është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetasi kosovar K. B.

Si pasojë e përplasjes, K. B. ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, motra e tij, F. B., dhe djali i tij, gjithashtu me inicialet F. B., janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po marrin trajtim mjekësor dhe, sipas autoriteteve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

  • foto galeri
  • foto galeri

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë–Mabë, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb