Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të fshatit Bishqethëm. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Si pasojë e përplasjes një prej automjeteve është kthyer përmbys dhe ka përfunduar në kanalin përbri autostradës.
Ka përfunduar në spital drejtuesi i mjetit me targa greke i cili ishte emigrant që ishte kthyer nga Greqia.
Sipas mjekëve të spitalit të Lushnjes gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e para hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa paraprakisht.
