Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin nacional Korçë – Pogradec, pranë fshatit Zvrvaskë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur në një kanal.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se si pasojë e këtij askidenti, drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të lehta.

Ndërsa, policia po punon për zbardhjen dhe shkaqet e këtij aksidenti.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb