Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bilisht, ku një makinë tip “Volkswagen” ka përplasur një 7 vjeçare.

E mitura është nisur me urgjencë për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 03.08.2023, rreth orës 11:05, në qytetin e Bilishtit, automjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin F. B., ka përplasur një shtetase të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: