LUSHNJË

Një fëmijë 3 vjeç ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në një aksident në Divjakë, teksa sot policia ka arrestuar një 19-vjeçar si shkaktar të aksidentit.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 19 vjeç banues në Kryekuq, Divjakë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Kryekuq, duke drejtuar motoçikletën tip “Lifan” pa leje drejtimi, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb