Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier, pranë Spitalit Memorial. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, ku dy automjete, një tip “Audi” dhe një tip “Benz”, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip “Audi” drejtohej nga shtetasi Gabriel Çuni, ndërsa mjeti tip “Benz” nga Alfred Sinani. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i lënduar pasagjeri që udhëtonte në automjetin “Audi”.

I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb