Një aksident është shënuar pak më parë në fshatin Lazarat.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb”, mjeti “Benz” me shofer K. A., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Mësohet se shoferi është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës pasi ka marrë lëndime në kokë. Ndërkohë policia, ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb