Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur në aksin Levan-Vlorë. Dy automjete ”Toyota” dhe ”Volkswagen” janë përplasur me njëra-tjetrën teksa edhe aksi është bllokuar.

Makinat që vijnë nga Fieri për në Vlorë janë devijuar në një tjetër aks.

Të plagosurit sipas Policisë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan–Fier, janë përplasur automjetet tip “Toyota” dhe “Volkswagen”, ku për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit dhe 4 pasagjerë, shtetasit S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb