LEZHË

Një person ka humbur jetën në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë. Aksidenti ndodhi në rrugën rurale të fshatit Torovicë, ku mjeti tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Ndue Sokoli, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb