Një aksident është regjistruar sot në aksin Librazhd-Prrenjas, ku një kamionçinë ka dalë nga rruga. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Xhyrë rreth orës 21:50.

Automjeti me targë AA598 DT pas daljes nga rruga është përmbysur në asfalt, duke shkaktuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve. Nga përplasja, i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për menaxhimin e trafikut, si dhe po heton rreth aksidentit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: