LIBRAZHD- Një tjetër aksident është regjistruar ne rrugët e Qarkut të Elbasanit, duke e çuar në tre numrin e tyre për ditën e sotme.

Aksidenti me i fundit  ka ndodhur ne aksin rrugor Librazhd- Elbasan në vendin e quajtur Xibrake.

Në aksident është përfshire një nga dy autobusët me targa të Kosovës me turiste që shkonin drejt Elbasanit. Autobusi është goditur nga një automjet në pjesën e përparme, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Aksident Ne Librazhd
Aksident Ne Librazhd

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb