Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në një autobus të mbushur plot turistik, teksa po lëvizte në dalje për në Halkidiki në autostradën Selanik-Neon Moudanion.

Fatmirësisht shoferi ka ndalur mjetin menjëherë, ndërsa pasagjerët nuk pësuan asnjë lëndim.

Sipas dëshmisë së një pasagjeri, gjatë incidentit është dëgjuar një shpërthim dhe ka pasur panik, ndërsa brenda autobusit ka pasur edhe fëmijë të vegjël. Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: