Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Roskovec. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kuman.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se një automjet ka aksidentuar një kalimtar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për Baki Shahu, 63 vjeç.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Në datën 31.12.2018, rreth orës 13:15, në fshatin Kuman, Roskovec, shtetasi B.D, 43 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip “Pezho” ka përplasur shtetasin këmbësor B.Sh, 63 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Stacionin e Policisë Roskovec dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarj”, thuhet ne njoftimin e policise.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: